Ballina Publicitet “Fighting With My Family”, filmi në të cilin ‘The Rock’ luan vetveten

“Fighting With My Family”, filmi në të cilin ‘The Rock’ luan vetveten

SHPËRNDAJE

Dwayne ‘The Rock’ Johnson do ta rikthejë nostalgjinë e fansave të tij nga WWE me filmin “Fighting With My Family”. Në filmin e ri, ish-ylli i WWE luan vetveten duke u shfaqur në rolin e ‘The Rock’.

Gjatë një pjese të shkurtë nga filmi që është publikuar këto ditë, ai u jep këshilla dy të rinjve (yllit të WWE, Paige dhe vëllait të saj, Zak) që duan të bëhen mundës duke u thënë se duhet të japin gjithçka.

Dwayne ‘The Rock’ Johnson (Foto: Getty Images)

Vet Johnson është producent i filmit së bashku me komikun Nick Frost, kurse “Fighting With My Family” tregon ngjarjen e superyllit të WWE, Paige dhe familjes së saj, The Bevises, në ngritjen e tyre drejt famës.

Të gjitha lajmet për THE ROCKTë gjitha lajmet për THE ROCK

Fansat e WWE-së duan ta shohin kthimin e ‘The Rock’ në ring, pas rikthimit të shkurtër triumfues në muajin janar.

Mirëpo, aktori së paku përmes ekranit do t’ua japë mundësinë që ta shohin atë duke portretizuar personalitetin e tij të dytë.

Saraya-Jade Bevis, e njohur si Paige (Foto: Getty Images)

Skenari i filmit është i bazuar në jetën e Paige, emri i vërtetë i të cilës është Saraya-Jade Bevis.

Pjesë e filmit janë edhe Lena Headey, Vince Vaughn, Florence Pugh dhe shumë të tjerë, ndërsa “Fighting With My Family” pritet të dalë nëpër kinema në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/