Ballina Lajme Nga Bota Gjenerali Clark e jep alarmin: Ballkani para shpërthimit, ndalojeni

Gjenerali Clark e jep alarmin: Ballkani para shpërthimit, ndalojeni

SHPËRNDAJE
 Ish-komandanti suprem i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley K. Clark, ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor është para shpërthimit, përsëri.

Nëpërmjet një shkrimi autorial, të publikuar në The Washington Post, Clark ka porositur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të veprojnë për ta parandaluar një gjë të tillë.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur kam bashkëpunuar me Richard Holbrooke dhe ekipin tonë për të negociuar ndaljen e luftës në Bosnjë. NATO’ja u mobilizua dhe më pas veproi për të ndalur edhe spastrimin etnik nga serbët në Kosovë”, ka shkruar Clark.

“Sot, tri shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO’s. Kroacia dhe Sllovenia janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kosova tani është shtet i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve e kanë skajuar në mendje atë konflikt brutal si problem të zgjidhur”, ka theksuar gjenerali i pensionuar.