Ballina Sport “LIVERPOOLI E MERITOI KUALIFIKIMIN”

“LIVERPOOLI E MERITOI KUALIFIKIMIN”

SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus ka përgëzuar Liverpoolin për kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Jesus shënoi mbrëmë golin e vetëm për “qytetarët” në disfatën kundër Liverpoolit (1-2), në ndeshjen kthyese që u zhvillua në “Etihad Stadium”.

Brazilianin e pranon se rezultati i ndeshjes e parë prej 3-0 në favor te “The Reds” ishte i vështirë të përmbyset.

“Rezultati ishte vështirë për t’u përmbysur”, tha Jesus, raporton RTKLive.

“Nuk e arritëm atë që ne e dëshironim, por edhe kjo është pjesë e futbollit”.

“Urime për Liverpoolin. Tani, ne duhet të përqendrohemi në gjashtë ndeshjet e fundit të këtij sezoni për ta fituar titullin”.

“Ne duhet të mbajmë kokën lart. Liverpool e meritoi të kalojë tutje”, theksoi Jesus./jetapress/