Ballina Lajme Nga Rajoni Mediat greke: Kosova hap zyrën diplomatike në Athinë

Mediat greke: Kosova hap zyrën diplomatike në Athinë

SHPËRNDAJE

Në prag të vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias në Beograd, disa media greke njoftuan, duke cituar burime të mirë-informuara, se qeveria greke është e gatshme të lejojë hapjen e zyrës diplomatike të Kosovës në Athinë, shkruan “Politika”, transmeton “Zëri.info”.

Gazeta në fjalë shkruan se mediat greke spekulojnë se Kocias, paralelisht me qëllim që të ndërmjetësojë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, po i konsideron edhe përfitimet diplomatike për hapjen e një zyre diplomatike të Kosovës në Athinë.

Athina, siç theksohet, është e pakënaqur me disa veprime të qeverisë së Kosovës, në veçanti për arrestimin e Marko Gjuriqit dhe “lehtësimin” që i lejoi Turqisë të ekstradojë nga Kosova gjashtë shtetas turq, anëtarë të lëvizjes Fetulah Gulen.

Ministri i jashtëm grek do të udhëtojë për në Beograd, si dhe pritet që mundësia e hapjes së zyrës diplomatike të Kosovës në Athinë të jetë një nga temat e bisedimeve të tij me zyrtarët serbë. /Zëri/