Ballina Aktuale Moska thotë se objektivi i Amerikës nuk është vetëm Siria, por Rusia

Moska thotë se objektivi i Amerikës nuk është vetëm Siria, por Rusia

SHPËRNDAJE

Moska ka akuzuar Perëndimin “për ngritjen e tensioneve mbi Sirinë në bazë të provave të pakta” dhe thotë se “edhe kërcënimet për të goditur qeverinë përbëjnë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

“Cili prej nesh nuk e ka pyetur veten – a po shkojmë drejt një lufte? Gjithçka po bëhet për ta bërë atë të ndodhë”, tha zëdhënësja i Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova gjatë një konference shtypi në Moskë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Deklaratat militariste vazhdojnë të vijnë nga Uashingtoni, të cilat na kërcënojnë me një përshkallëzim të madh. Dhe synimi nuk është vetëm Damasku, por Rusia, sepse ajo supozohet se mbron Bashar Assadin dhe kështu ndan përgjegjësinë për ‘krime lufte’ të supozuara”, citohet të ketë thënë më tej Zakharova.

Deklaratat e Moskës vijnë pas lajmit të djeshëm në Twitter nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, në të cilin ai i tha Rusisë të “përgatitet” për “raketat amerikane të bukura dhe të reja”.

Të enjten, megjithatë, udhëheqësi i SHBA u duk se u tërhoq nga kërcënimi i menjëhershëm, duke sqaruar se “kurrë nuk tha kur do të ndodhte një sulm mbi Sirinë”.

Sipas mediave, Zakharova kritikoi gjithashtu këmbënguljen e Uashingtonit se forcat qeveritare siriane duhej të fajësoheshin për bombardimet e dyshuara të armëve kimike në periferi të Damaskut në Douma më 7 prill, të cilën Moska beson se ishte organizuar nga militantët islamikë për të tërhequr Perëndimin në luftë. /Telegrafi/