Ballina Lajme Nga Rajoni Përlepnica gjithmonë me ankth e trishtim e përkujton prillin e vitit 1999

Përlepnica gjithmonë me ankth e trishtim e përkujton prillin e vitit 1999

SHPËRNDAJE

Gjilan – Kalvari i këtyre ngjarjeve filloj më 6 prill 1999, kur Përlepnica në mëngjesin e 6 prillit ishte e rrethuar nga paramilitarët dhe ushtria serbe. Nga ky rrethim i hekurt pësuan shumë bashkëvendës dhe pati të plagosur. Pas këtij aksioni serbë, qytetarëve iu dha urdhër për largim nga fshati. Kështu e përkujton Nuhi Nuhiu tmerrin e atyre ditëve që banorët e Përlepnicës e kishin përjetuar.

“Kështu ditët kalonin në presion të pa parë. Edhe pse e dinim se nuk do të na lënë të qetë. Më në fund erdhi dita kur, ushtria serbe erdhi në fshat me 13 prill dhe dha urdhër që, me 14 prill definitivisht të shpërnguleni, dhe atë, korridorin e keni për Shqipëri e jo si herën e kaluar për Bujanoc” ka përkujtuar këtë periudhë Nuhi Nuhiu nga Përlepnica.

Kështu që me 14 prill në ora 8.00 kolona u nisë për një rrugë, e cila nuk kishim ide se ku do të na shpie. Kjo ditë mbetet thellë në ndjenjën e qytetarëve përlepnicas. Kolona vijonte rrugën, dhe maltretimet vazhdonin gjatë tërë rrugës, kishte rrahje, fyerje. Deri aty sa, edhe imamin e fshatit e rrahën në punktin e paramilitarëve në Jazhice.

Pas arritjes në Jazhice, ku gjysma e kolonës mbeti nën mëshirën e serbëve deri në mëngjes, edhe në kufi vazhdoj maltretimi, duke i marrë shumë qytetar nga kolona, dhe i bënin kontrollimet, dhe kërkoni para. Kjo ishte edhe plaçkitja e fundit nga serbët. Pas marrëveshjes së Kumanovës, filluan të kthehen në shtëpi, ku gjetëm 123 shtëpi dhe mbi 40 objekte përcjellëse të gjitha të djegura. Përveç këtyre të djegurave, të gjitha shtëpitë e tjera të plaçkitura dhe për ne përlepnicasit prilli është muaj i ankthit, me vajin e fëmijëve edhe qielli lotonte. Çdo herë që vije prilli, në familjet përlepnicase, kthehen skenat e 6, e 14 prillit 1999 ka shkruar Nuhi Nuhiu./rajonipress/