Ballina Kuriozitet NJIHUNI ME `QYTETIN` MË TË MADH LUNDRUES

NJIHUNI ME `QYTETIN` MË TË MADH LUNDRUES

SHPËRNDAJE

Anija më e madhe në botë për lundrim ‘Simfonia e deteve’ ka nisur udhëtimin për në Barcelonë gjatë kësaj fundjave.

Anija e Royal Caribbean International është 362 metra e gjatë dhe mirëpret 5.550 persona brenda.

Simfonia është anija e 25-të Karaibe, dhe e para që ka një ‘Suite Ultimate Family’, e cila është rezervuar për 65,000 paund këtë Krishtlindje.

Gjithashtu ka një rrëshqitëse 30 metra të gjatë, ku njerëzit mund ta përdorin sa herë të duan. Ekzistojnë dhe aktivitete tjera argëtuese për të gjithë personat që zgjedhin të kalojnë një fundjavë të këndshme.

Për herë të parë në një anije ekziston suita familjare ku mund të qëndrojnë 8 persona. Ka filluar udhëtimet e para në prill të 2018 dhe është projektuar për të bërë udhëtime në Europe.

Një qytet i vërtetë lundrues që përmban më shumë se 66 000 metra katrorë hapësirë në restorante dhe argëtim, ku është dhe një “Central Park”, ashtu si në Nju Jork, i pajisur me 12 000 lloje bimësh.