Ballina Sport GALLIANI: HUMBJA NGA LIVERPOOLI MË 2005 MË KA LËNË TRE MUAJ PA...

GALLIANI: HUMBJA NGA LIVERPOOLI MË 2005 MË KA LËNË TRE MUAJ PA GJUMË

SHPËRNDAJE

Ish-drejtori sportiv i klubit italian, ende nuk e harron finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2005.

Adriano Galliani që tashmë është pjesë e politikës në Itali, është rikthyer të flasë për futbollin.

Ai kujton kohën kur ishte pjesë e Milanit dhe finalen e madhe të Stambollit, ku Rossonerët ndonëse kishin udhëhequr 3:0 ndaj Liverpoolit, në fund kishin humbur, pas ekzekutimit të penalltive. Galliani tregon se kjo disfatë e kishte lënë pa gjumë për tre muaj.

“Nuk mund ta harroj atë ndeshje ndaj Liverpoolit. Nuk kam fjetur për tre muaj, pas asaj humbjeje, pasi kurrë më parë në histori të Ligës së Kampionëve, një skuadër nuk kishte humbur, pasi kishte avancuar 3:0”, ka thënë Galliani.

Ai gjithashtu ka thënë se në gjysmëfinale të këtij edicioni do të bëjë tifo për Romën dhe do të jetë i pranishëm në Olimpico në ndeshjen e kthimit që luhet më 2 maj.