Ballina Shendetësi KAFJA NDIHMON NJERËZIT ME SËMUNDJE ZEMRE

KAFJA NDIHMON NJERËZIT ME SËMUNDJE ZEMRE

SHPËRNDAJE

Çdo ditë, pirja e kafes dhe çajit mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë probleme me zemër, thonë shkencëtarë.

Një studim i ri ka sjellë në lidhje konsumin e kafeinës, si përbërës i këtyre dy pijeve të njohura, me uljen e aritmisë dhe ritmit abnormal të zemrës.

Shkencëtarët megjithatë paralajmërojnë se njerëz që nga më herët kanë probleme me zemër, nuk duhet të konsumojnë pije energjetike, të cilat përmbajnë një përqindje shumë më të lartë të kafeinës.

Shkencëtarët në studim kanë analizuar të dhënat e 360.000 njerëzve dhe zbuluan se kafeina nuk ka asnjë ndikim në aritmi.

Studimi u botua në revistën shkencore të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.