Ballina Sport AC MILAN UL ÇMIMIN PËR DONNARUMMA-N

AC MILAN UL ÇMIMIN PËR DONNARUMMA-N

SHPËRNDAJE

AC Milan ka vendosur të ul çmimin për portierin Donnarumma.

“Gardiani” italian pritet që në fund të këtij sezoni, të largohet nga “San Siro”. PSG dhe Real Madrid janë dy klubet e famshme evropiane që e duan Donnarumma-n.

Mediet italiane të premten shkruajnë se “Rossonerët” kanë ulur çmimin për shitjen e italianit. Nga 95 milionë euro, tani milanistët kërkojnë 20 milionë euro me pak, raporton RTKLive.

Mësohet se tashmë agjenti i reprezentuesit te Italisë, Mino Raiola ka nisur fushatën në adresë të klubeve që janë të interesuara për Donnarumma-n.

Raiola raportohet se klientin e tij ia ka ofruar PSG-së, por lojtari duket se preferon transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.