Ballina Aktuale Beograd: Është shënuar 150 vjetori i Bashkësisë Islame në Serbi

Beograd: Është shënuar 150 vjetori i Bashkësisë Islame në Serbi

SHPËRNDAJE

Të enjten e 19 prillit, në sallën e Kuvendit Popullor, në Beograd, u shënua 150 vjetori i Bashkësisë Islame të Serbisë, në të cilën përveç krerëve udhëheqës të këtij institucioni të lartë fetar, Reis-ul-ulema Sead Nasufoviq, kryetar nga Sanxhaku dhe Myftiu Nexhemdin ef. Saqipi, z/kryetar nga Lugina e Preshevës, morën pjesë edhe ambasadorët e vendeve myslimane, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, shefi  i Misionit të OSBE-së në Serbi, ministra të Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiç, Aleksandër Vulin, Zoran Gjorgjeviq, përfaqësues të Kuvendit të Serbisë, përfaqësues të bashkësive fetare: Peshkopi Irinej Isak Asiel dhe Kryepeshkopi i Beogradit Stanislav Hocevar, si dhe personalitete nga jeta publike dhe kulturore e Serbisë.

Në fjalimin e tij përshëndetës, Reis-ul-Ulema Sead Nasufoviç, u shpreh se Bashkësia Islame e Serbisë, si një pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë, nuk ka harruar amanet e saj më të mëdha, që nga fillimi i saj në 1868, para 150 vjet, të sjell gëzim në zemrën e çdo njeriu për të bërë vepra të mira.

 Ai, në vazhdim, tha se e kaluara duhet të jetë mësuesi ynë për një të ardhme më të mirë dhe shtoi se ka nderin dhe kënaqësinë të njoftoj këtë tubim solemn se Qeveria e Republikës së Serbisë, ia ka thyer në shërbim Bajrakli Xhaminë në Beograd, Riasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë dhe kjo është një dhuratë për myslimanët në këtë jubile të madh për çka i falënderon përzemërsisht.

Nga ky shënim jubilar, Riaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë, uron që pjesëtarët e të gjitha bashkësive fetare dhe popujve në Serbi të jetojnë në paqe, dashuri dhe tolerancë dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, në të ardhmen të bëjë përpjekje për të festuar përvjetorët në vazhdim me rezultate edhe më të mira.

Siç mëson Jetapress, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhemdin ef. Saqipi, është njeriu i dytë i këtij institucioni të lartë fetar në Serbi, njëherit edhe kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e paqes, ngritjen e urave të bashkëpunimit ndër-rajonal dhe predikues i frymës së tolerancë dhe mirëkuptimit ndër-fetar e ndër-njerëzor, për çka edhe u nderua me mirënjohje e certifikata të ndryshme nga institucione të shumta../Jetapress/