Ballina Kulturë ELIZA HOXHA PREZANTON KOSOVËN NË BIENALE

ELIZA HOXHA PREZANTON KOSOVËN NË BIENALE

SHPËRNDAJE

Arkitektja Eliza Hoxha do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e 16-të të ekspozitës ndërkombëtare në Bienale të Venedikut. Hoxha do të marrë pjesë me temën “Qyteti është gjithandej”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se tashmë ministria ka zgjedhur që Hoxha ta përfaqësojë Kosovën në këtë bienale.

Sipas tij, tema e përzgjedhur nga Eliza Hoxha është një mundësi e mirë për të pasqyruar retrospektivën historike të viteve 90-ta.

Kurse Hoxha, tha se tema e zgjedhur  ka tri elemente të rëndësishme.

Pavilioni  është në shtëpi e pakryer me blloka, shtëpia është përzgjedhur për arsye se në vitet e 90’ta, shtëpia ka qenë  një hapësirë që e ka kompensuar mungesën e qytetit.