![Sokratis-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2018/04/Sokratis-780x439.jpg)
Milanit thuhet se i është ofruar mbrojtësi grek i Borussia Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, drejtorit sportiv të Milanit, Massimiliano Mirabelli iu është ofrua Sokratis nga ndërmjetës të ndryshëm.
Reprezentuesi i Greqisë nuk është i panjohur për Rossonerët, pasi ka luajtur në të kaluarën me klubin nga San Siro.
Papastathopoulos gjatë kohës së tij te Milani ka luajtur shtatë herë për klubin gjatë sezonin 2010-11.
Sokratis gjatë një dueli ndaj Cutrones në një miqësore të verës (Getty Images)
Megjithatë, ai nuk arriti të zëvendësonte lojtarët e mëdhenj si Alessandro Nesta dhe Thiago Silva dhe ndau rrugën me Milanin.
Sokratis vazhdoi karrierës në Bundesliga, ku u bashkua me Werder Bremenin, përpara transferimit te Dortmundi në verën e vitit 2013.
Papastathopoulos gjatë kohës sa ishte pjesë e Milanit (Getty Images)
Kontrata e Sokratis me BVB skadon vitin e ardhshëm, por gazeta vëren se është gati të largohet nga klubi sapo sezoni të përfundojë.
Nga ana tjetër, Rossonerët nuk do të jetë në gjendje të përballojnë shifrën e kërkuar nga Dortmundi prej 15 milionë eurosh dhe kërkon një çmim më të arsyeshëm. /Telegrafi/