Ballina Lajme Nga Vendi Bashkësia Lokale e Tërnocit me kryesi të re

Bashkësia Lokale e Tërnocit me kryesi të re

SHPËRNDAJE

Të martën e 24 prillit, në Tërnoc, është zhvilluar seanca e parë konsituive e Bashkësisë Lokale, të Tërnocit e cila vjen si rezultat i zgjedhjeve të reja, të mbajtura, para disa ditëve.

Kryesia e Bashkësisë Lokale të Tërnocit, në përbërjen e re të saj, ka zgjedhur për kryetar Mustafë Alishanin, ndërsa për nënkryetarë: Duan Salihu dhe Arton Salihu.

Për vet faktin se Bashkësia Lokale e Tërnocit, ka zgjedhur 24 prillin, ditën për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë, tregon kujdesin që shfaq udhëheqësia e re për ta kujtuar 24 prillin e para 19 vjetësh, mobilizimin e dhunshëm të tërnocasve, një nga provokimet dhe trishtimet më të rënda, që ka përjetuar popullata shqiptare e këtij rajoni.

Kryesinë e re të Bashkësisë Lokale të Tërnocit, njërës nga bashkësitë më të mëdha lokale në nivel komune dhe rajoni, e presin detyra dhe angazhime në bashkëpunim me institucionet komunale dhe diasporën, për një zhvillim më të përparuar të këtij fshati dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj.

Portali Jetapress, shfrytëzon rastin nga ky lajm inkurajues, të përgëzoj kryesinë e re të Bashkësisë Lokale, duke i uruar asaj, suksese e mbarësi, në rrugën e realizimit të projekteve e iniciativave të ndryshme qytetare, në avancimin dhe prosperitetin e Tërnocit. /jetapress/