Ballina Aktuale FONDACIONI ALSAR AKORDON 150 BURSA PËR STUDENTËT E EKSELENCËS

FONDACIONI ALSAR AKORDON 150 BURSA PËR STUDENTËT E EKSELENCËS

SHPËRNDAJE

Fondacioni ALSAR zhvilloi sot në Hotel Tirana Internacional, “Ceremonine e akordimit të bursave 150 studentëve të ekselencës”, duke vijuar për të katërtin vit radhazi, këtë program mbështetjeje e inkurajimi në ndihmë të studentëve të dalluar, me synimin për t’iu ofruar atyre mundësi të reja që ata të zgjerojnë horizontin e njohurive të tyre, të aftësohen në drejtim të formimit, zhvillimit dhe përgatitjes së tyre të specializuar profesionale dhe duke i orientuar edhe me asistencë motivuese morale, materiale dhe akademike.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë përfaqësues te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tonë, dekani i Fakultetit te Histori – Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi, pedagogë, drejtues te organizatave të shoqërisë civile, studentë të ekselencës dhe prindër të studentëve përfitues të kësaj burse.

Ceremoninë e hapi kryetari i Fondacioni ALSAR, Z. Mehdi Gurra, i cili, pasi përshëndeti pjesëmarrësit në takim, foli për veprimtarinë e fondacionit të drejtuar prej tij në fushën e arsimit dhe të edukimit të të rinjve shqiptarë, veçanërisht atyre të talentuar nëpërmjet mbështetjes dhe inkurajimit akademik. Në fjalën e tij, ai dha shifra mjaft interesante. “Kështu, në katër vjet, tha ai, Fondacioni ALSAR ka akorduar për studentët ekselentë mbi 400, me një rritje progresive nga viti në vit. Treguesit e pritshmërisë së tij kanë ardhur gjithnjë në rritje, numri i përfituesve në vitin 2014 ka qenë 25 studente, tashmë gjatë këtij viti, falë mbështetjes dhe inkurajimit të partnerëve tanë, numri i tyre ka arritur në 150 studentë.

Fondacioni jo vetëm interesohet, për këta studentë në vijimësi, por me programe aftësimi dhe projekte të tillë si “Nise tani karrierën tënde”, “Në horizontin e vullnetarizmit”, “Miqtë e librit” dhe ”Takim me personalitete”, synon të kontribuojë sadopak në orientimin e vëmendjes së studentëve drejt vullnetarizmit, punës në grup, dhe mendimit kritik si mekanizmat më të mirë të aftësimit kulturor e profesional të rritjes së potencialeve të tyre intelektuale e aktivizimit shoqëror.

Realizimi i këtij programi arsimor ndër vite mundësohet falë ndihmës bujare te institucioneve partnere turke që janë ndër shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, e miqësisë dhe aleancës strategjike që ka populli, dhe shteti Turk me Shqipërinë. Një e vërtetë e pamohueshme dhe e vërtetuar në të gjitha aspektet! Tashmë ky program konsiderohet ndër projektet parësore dhe strategjike të Fondacionit “ALSAR” duke u shndërruar në një traditë vlerash që ndiqet e pasurohet ndër vite, përfundoi fjalën, kryetari i Fondacionit, Mehdi Gurra.

Më pas të pranishmit i përshëndeti dekani i Fakultetit te Histori – Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi, i cili vlerësoi veprimtarinë e larmishme të Fondacionit ALSAR në fushën e arsimit jo vetëm përmes projekteve te akordimit te bursave të studimit por edhe përmes realizimit te projekteve te përmirësimit te infrastrukturës arsimore në shkollat publike dhe pajisjen e tyre me baze materiale e didaktike, duke i konsideruar ato si një kontribut te vyer ne shërbim te shoqërisë e duke theksuar se investimi ne arsim është investimi me i qendrueshëm per te sotmen dhe për të ardhmen e vendit.

Në përfundim te kësaj ceremonie 150 studenteve te pranishëm iu akorduan ceqet e këstit të parë të bursave të inkurajimit për vitin 2018, dhe brenda këtij 6-mujori do të pasohet edhe me dhënien e këstit e dytë.