Ballina Aktuale Indiana shkatërron Cavaliers dhe barazon serinë – Raptors dhe Jazz eliminojnë kundërshtarët

Indiana shkatërron Cavaliers dhe barazon serinë – Raptors dhe Jazz eliminojnë kundërshtarët

SHPËRNDAJE

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers nuk ka arritur të shfrytëzojë rastin për t’u kualifikuar në çerekfinale të Konferencës.

Cavs ka pësuar humbjen e tretë duke lejuar të barazohet seria e “play off” me Indiana Pacers. Kjo e fundit triumfoi me rezultat të thellë 121-87.

Gjatë gjithë takimit dominuan basketbollistët “paqësor” duke mos lejuar që për asnjë moment të mos vihet në dyshim fitorja e tyre e rëndësishme.

Basketbollisti më efikas te fituesit ishte Victor Oladipo me “trille-double” në saje të 28 pikëve, 13 kërcimeve dhe dhjetë asistimeve gjersa Domantas Sabonis shtoi 19 sosh.

Në anën tjetër, LeBron James në krahasim me takimin e kaluar kur shënoi 40 pikë, sot u lejua të realizoi 22 sosh, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për t’iu shmangur humbjes.

Në anën tjetër, Toronto Raptors ka eliminuar Washington Wizards pas fitores së katërt me rezultat 102-92.

Gjithashtu edhe Utah Jazz ka siguruar një biletë për një çerekfinalen e Konferencës në saje të katër fitoreve kundër Oklahoma City Thunder. Xhezerët takimin e fundit e fituan me rezultat 96-91.

Kujtojmë se takimi i fundit mes Cavaliers dhe Pacers do të zhvillohet ditën e nesërme në Indiana. /Telegrafi/