Ballina Publicitet Shtëpia përrallore e Leonardo DiCaprios në vlerë prej 3.5 milionë funte

Shtëpia përrallore e Leonardo DiCaprios në vlerë prej 3.5 milionë funte

SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio shquhet si një prej aktorëve me të ardhurat më të mëdha në botë.

Në vitin 2016 pas shumë mundimeve, ai fitoi çmimin “Oscar”, për të cilin kishte luftuar gjatë gjithë karrierës së tij.

Së fundmi, tabloidi Metro ka publikuar disa imazhe të vilës luksoze të aktorit të njohur, në të cilën edhe jeton.

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)

Vila në vlerë prej 3.5 milionë funtesh ka pesë dhoma gjumi, tetë banjo dhe e rregulluar me një dizajn unik.

Sigurisht që asaj nuk i mungon pishina, kopshti si dhe këndet e ndryshme relaksuese.

43-vjeçari posedon edhe disa shtëpia të tjera, të cilat plotësojnë numrin e madh të patundshmërive të tij. /Telegrafi/