Ballina Sport FEDERATA ITALIANE E FUTBOLLIT ME VENDIM PËR DERBIN

FEDERATA ITALIANE E FUTBOLLIT ME VENDIM PËR DERBIN

SHPËRNDAJE

Në shtypin italian është raportuar se Federata e Futbollit të Italisë (FIGC), ka vendosur që trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, nuk ka asnjë akuzë për t’iu përgjigjur polemikës së Paolo Tagliaventos.

Juventus arriti fitoren në minutat e fundit të derbit kundër Inter, që u zhvillua të shtunën në “San Siro”, mirëpo ishte një ndeshje ku pati polemika, sidomos pasi Miralem Pjanic nuk iu tregua kartoni i dytë i verdhë në pjesën e dytë.

U tha se derisa zyrtari i katërt i ndeshjes, Tagliavento, po ecte në zonën e përzier, trajneri Allegri, ishte duke folur për performancën e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Daniele Orsato, duke i thënë: “Ndeshja me të si gjyqtar, shkoi me të vërtetë mirë.

Ai ishte shumë i mirë. Duhet ta avanconi!”.Agjencia e lajmeve “ANSA”, raportoi se prokurori Giuseppe Pecoraro, kishte kërkuar të shikonte pamjet e ndeshjes për të parë nëse kishte ndonjë gjë që dëshmonte për këto polemika lidhur me trajnerin e Juves dhe gjithë momentet e ndeshjes, mirëpo sipas “Sky Sports”, thuhet se çështja nuk do të vazhdojë më tutje dhe është mbyllur, pasi prokurori nuk pa ndonjë gjë jashtë rregullave.

Një video tjetër që u postua në internet dhe që bëri bujë, tregonte një moment ku zyrtari i katërt, Paolo Tagliavento, po thoshte: “Tani do të fitojmë në lojën shtesë”.Megjithatë, fjalët e tij ashtu u interpretuan, pasi mendohet se ai kishte thënë: “Sa kohë shtesë do të akordojmë”.

Duket se video në fjalë ishte edituar, pasi kjo ndodhi në pjesën e parë, kur Juventus ishte duke udhëhequr 1-0, e jo siç pretendohet në pjesën e dytë të ndeshjes.Sido që të jetë, jo pak herë ka pasur dhe do të ketë polemika, sidomos në derbin Inter – Juventus.