Ballina Sport Milani i rikthehet garës për Belottin

Milani i rikthehet garës për Belottin

SHPËRNDAJE

Milani i është kthyer garës për sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin.

Dhe lajmi i mirë kësaj radhe është se Toro nuk do kërkojë 100 milionë euro.

Verën e kaluar Torino nuk pranonte të shiste sulmuesin e njohur për më pak se vlera e lartpërmendur, kështu shumë skuadra të mëdha, përfshirë Rossonerët dështuan të transferojnë lojtarin.

Belotti në duel me lojtarët e Milanit në Stadiumin Olimpik të Torinos (Foto: Getty Images)

Sipas La Stampa, Milani nuk është i kënaqur me Nikola Kalinic dhe Belotti është lojtari me karakteristikat e kërkuara nga trajneri Gennaro Gattuso.

Gazeta italiane tregon se fondet klubi nga Milano do të grumbullojë fondet duke shitur Kalinic dhe Andre Silvan dhe normalisht duke shtuar edhe disa miliona.

Sezoni i Belottit këtë sezon ka qenë me disa lëndime dhe si pasoj e kësaj ka shënuar vetëm nëntë gola në Serie A.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe disa skuadra angleze. /Telegrafi/