Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur lojtari i vitit në Premierligë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit.
Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne doli i dyti, ndërsa sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, i treti, raporton BBC.
Salah i ka shënuar 31 gola në 34 paraqitje në Premierligë për Liverpoolin këtë sezon dhe i prin garës për këpucën e artë në Premierligë.
Përfaqësuesi egjiptian e ka fituar edhe çmimin lojtari i vitit në Premierligë, i ndarë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.
Ai i ka shënuar 43 gola në të gjitha garat këtë sezon, pas transferimit nga Roma për 38 milionë euro.