Ballina Sport Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në muajin e Ramazanit, cilët lojtarë...

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në muajin e Ramazanit, cilët lojtarë do të agjërojnë?

SHPËRNDAJE

Liverpooli ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, duke e kaluar Romën me rezultat 7-6.

Finalja zhvillohet në Kiev me 26 prill në mes të muajit Ramazan.

Ramazani fillon me 15 maj, muaj që besimtarët mysliman agjërojnë nga dalja e diellit deri në përëndim, ku nuk lejohet pirja dhe ngrënia.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images,)

Liverpooli i ka tre praktikues të fesë si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Emre Can, ndërsa te Real Madrid është vetëm Achraf Hakimi.

A do të ketë ndikim agjërimi në ndeshjen finale?

Ajo zhvillohet me 26 maj, në ditën e 11-të Ramazanit, ndërsa lojtarët do të jenë duke jetuar nën kushtet ushqyese që thjesht nuk ekzistojnë gjatë pjesës tjetër të sezonit.

Në një intervistë me Radio MARCA, Alberto Moreno, ka dhënë një përgjigje interesante për Mohamed Salahun.

Emre Can (Getty Images)

“Kur është Ramazani, unë do të ha dhe pijë për të, është më së paku që mund të bëj”, tha ai me shaka.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:45, ndërsa lojtarët kanë mundësi që të humbin ndonjë ditë agjërimi dhe ta kryejnë pas Ramazanit.

Këtë e kishte bërë pikërisht Mesut Ozil gjatë Euro 2016. /Telegrafi/