Ballina Lajme GJENDET NJËRI NGA TRUPAT E POLICËVE TË ZHDUKUR

GJENDET NJËRI NGA TRUPAT E POLICËVE TË ZHDUKUR

SHPËRNDAJE

Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sapo është gjetur njëri nga policët e zhdukur në mbrëmjen e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi konfirmoi për Rtklive se pesë kilometra nga vendi i ngjarjes në ujërat e lumit Lepenc është gjetur trupi i njërit nga policët, por pa treguar se cilit i përket.

Edhe korrespodenti i RTK-së nga vendi i ngjarjes ka njoftuar se zhytësit sapo kanë gjetur njërin nga trupat e policëve të zhdukur pesë ditë më parë.

Të shtunën Armend Trena dhe Malsor Dashi derisa po udhëtonin me veturën zyrtare janë vetaksidentuar dhe kanë rënë në lum.

Autor: Driton Ramadani