Ballina Opinione Dhjetë mësime nga Vajmari

Dhjetë mësime nga Vajmari

SHPËRNDAJE

Harold James

Që prej themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1949, gjermanët i kanë kthyer sytë pas me ankth te rënia e Republikës së Vajmarit në fillim të viteve 1930 dhe lindjen e nazizmit. Por duke qenë se shumë prej demokracive në botë janë nën tension dhe me rritjen e autoritarizmit, mësimet e asaj periudhe duhet të merren parasysh edhe diku tjetër.

Filloni me faktin se goditjet ekonomike – për shembull, spiralet inflacioniste, depresionet dhe krizat bankare – janë sfida për të gjitha qeveritë, kudo dhe gjithmonë. Pasiguria dhe vështirësitë ekonomike i bindin njerëzit se çdo regjim duhet të jetë më i mirë se ai aktual. Ky është një mësim i qartë jo vetëm nga vitet Vajmar, por edhe nga një studim i madh mbi logjikën ekonomike të demokracisë.

Një mësim i dytë tepër i rëndësishëm është se në kushte ekstreme ekonomike, përfaqësimi proporcional (PR) mund t’i bëjë përkeqësojë gjërat. Kur politikat e një vendi fragmentohen, PR-ja ka shumë gjasa të japë një shumicë zgjedhore jo konsekuente, zakonisht që përfshin partitë në ekstremin e majtë dhe ekstremin e djathtë që duan të refuzojnë “sistemin”, por bien dakord për shumë pak gjëra të tjera.

Të marra së bashku, këto dy leksione përbëjnë zgjuarsinë konvencionale midis shkencëtarëve politikë për përvojën e Vajmarit. Megjithatë, shumë shpesh, çdo mësim konsiderohet i izoluar, duke çuar në një ndjenjë të rrezikshme vetëkënaqësie. Argumenti i parë i bën njerëzit të mendojnë se vetëm një krizë ekstreme ekonomike mund të kërcënojë sistemin politik. I dyti i çon njerëzit të supozojnë – gabimisht – që sistemet jo-PR janë në thelb më të fuqishme.

Për të parandaluar vetëkënaqësinë, ndihmon të marrin në konsideratë tetë mësime të tjera nga epoka e Vajmarit. Fillimisht, referendumet janë të rrezikshëm, sidomos kur përdoren rrallë dhe elektorati ka pak përvojë me ta. Në Republikën e Vajmarit, Socialistët Nacionalistë në vitin 1929 pothuajse ishin zhdukur. Por atë vit, partia qe në gjendje të rikthehej duke bërë fushatë për një referendum mbi reparacionet pas Luftës së Parë Botërore.

Së dyti, shpërbërja e parlamenteve para kohe kur ligji nuk e kërkon këtë, është shumë e rrezikshme. Edhe një votim që krijon bazë për zgjedhje të reja mund të interpretohet si një pranim që demokracia ka dështuar. Në korrik 1932, nazistët fituan pjesën më të madhe të votave (37 për qind) në zgjedhje të lira, por ligjërisht të panevojshme. Zgjedhjet e mëparshme ishin mbajtur më pak se dy vjet më parë dhe zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të mbaheshin para vitit 1934.

Së treti, kushtetutat jo domosdoshmërish i mbrojnë sistemet. Kushtetuta e Vajmarit, e projektuar nga disa nga ekspertët më të mençur dhe më etikë të kohës (përfshirë Max Weber), ishte pothuajse e përsosur. Por kur ngjarje të paparashikuara – qoftë dramat e politikës së jashtme apo trazirat e brendshme – interpretohen si emergjenca që kërkojnë një kuadër ekstra-ligjor, mbrojtjet kushtetuese mund të zhduken shpejt. Dhe armiqtë e demokracisë mund të nxisin ngjarje të tilla. Ngjashëm, një mësim i katërt është se lobistët e biznesit mund të luajnë një rol të zymtë prapa skenave që shërbejnë për dëmtimin e marrëveshjes midis fraksioneve parlamentare.

Së pesti, një kulturë politike në të cilën liderët demonizojnë kundërshtarët e tyre e dëmton demokracinë. Në Republikën e Vajmarit, ky model filloi para se nazistët të bëheshin një forcë domethënëse. Në vitin 1922, Ministri i Jashtëm Walther Rathenau u vra, pasi i ishte nënshtruar një fushate intensive, shpesh antisemite, urrejtjeje nga e djathta nacionaliste. Menjëherë pas kësaj, kancelari Joseph Wirth, një katolik i qendrës së majtë, u kthye në partitë e krahut të djathtë në parlament dhe tha: “Demokraci – po, por jo ajo lloj demokracie që godet me grusht tavolinën dhe thotë: Tani jemi ne në pushtet!” Ai e përfundoi paralajmërimin e tij duke deklaruar se, “Armiku është në të djathtë” – një deklaratë që përfundoi duke e ndezur më shumë zjarrin e tribalizmit.

Së gjashti, familja e presidentit mund të jetë e rrezikshme. Në Vajmar, marshalli i moshuar Paul von Hindenburg u zgjodh president në vitin 1925 dhe u rizgjodh në vitin 1932. Por në fillim të viteve 1930, pas disa infarkteve të vogla, ai vuante nga çmenduria dhe djali i tij i dobët dhe i paaftë, Oskari, kontrollonte gjithçka për të. Rezultati ishte se ai përfundoi duke nënshkruar çfarëdo marrëveshjeje që iu vendos përpara.

Së shtati, një grup kryengritës nuk ka nevojë të ketë një shumicë të përgjithshme për të kontrolluar politikën, madje edhe në një sistem PR. Pjesa më e madhe e votave që morën ndonjëherë nazistët ishte 37 për qind, në korrik 1932. Në zgjedhjet e tjera që u mbajtën në nëntor, mbështetja e tyre kishte rënë në 33 për qind. Për fat të keq, kjo rënie bëri që partitë e tjera t’i nënvlerësonin nazistët dhe t’i konsideronin ata si një partner i mundshëm koalicioni.

Së teti, ata që bien nga detyra mund të mbijetojnë duke blerë një popullsi të pakënaqur për një periudhë kohe, por jo përgjithmonë. Në epokën e Vajmarit, shteti gjerman siguroi strehim bujar komunal, shërbime të qeverisjes vendore, subvencione bujqësore dhe industriale dhe një shërbim të madh civil; por i financoi këto fusha me borxhe.

Për të qenë të sigurt, Republika e Vajmarit fillimisht dukej të kishte një ekonomi të habitshme. Vetëm më vonë politika gjermane u përkeqësua, pasi qeveria kërkoi mbështetje të huaj. Vendet e tjera e patën të vështirë të besonin paralajmërimet e qeverisë se, pa ndihmë të shpejtë, do të krijohej një katastrofë politike. Dhe do të kishte qenë akoma më e vështirë të bindeshin elektoratet e tyre që ta nxirrnin Gjermaninë nga telashet.

Shpesh supozohet se vendet me sisteme elektorale maxhoritare si ato në Shtetet e Bashkuara apo në Mbretërinë e Bashkuar janë më elastike se vendet me sisteme PR. Në fund të fundit, demokracitë e Amerikës dhe të Britanisë janë më të vjetra, me kultura më të thella të qytetërimit politik.

Megjithatë, në realitet, këto sisteme mund të bëhen ende të brishta me kalimin e kohës. Për shembull, shkalla në të cilën ekonomia e një vendi varet nga kursimet e huaja (“paratë e të tjerëve”) mund të jetë politikisht irelevante për periudha të gjata. Por me deficite në llogarinë rrjedhëse prej 3.7 për qind të GDP-së në SHBA dhe 3 për qind në Britaninë e Madhe të parashikuara për këtë vit, një llogaritje mund të jetë në rregull, sidomos nëse nacionalizmi i izoluar midis votuesve amerikanë dhe britanik prodhon pakënaqësi midis kreditorëve të tyre të huaj. /Project Syndicate/reporter.al/