Ballina Kulturë Memorial në SHBA, kushtuar paqes dhe drejtësisë

Memorial në SHBA, kushtuar paqes dhe drejtësisë

SHPËRNDAJE

Mbi një kodër të gjelbëruar, me pamje nga qyteti Montgomeri i Alabamës, ndodhet një memorial i ri, i pari i këtij lloji në Amerikë, që njeh viktimat e terrorizmit dhe vrasjeve racore në Shtetet e Bashkuara. Të ngritura nën kujdesin e Nismës për Drejtësi të Barabartë, një organizatë jofitimprurëse që punon me komunitetet e izoluara dhe të varfra, ky grup shpreson që Memoriali dhe Muzeu i Trashëgimisë do të ndihmojnë në ndryshimin e historisë së Shteteve të Bashkuara për ndarjet racore.

Kane Farabaugh ishte e pranishme në hapjen e aktiviteteve me këtë temë në Montgomery: Ajo ka shkuar në Alabama nga Kalifornia e largët, për të qenë e pranishme në këtë moment; duke pritur në radhë, që herët, për të marrë një biletë për ditën e hapjes së Muzeut të Trashëgimisë.

Ishte habi për Isoke Femin, që pjesa më e vështirë e ditës ishte të tregonte me fjalë ato që kishte parë.

“Ishte një eksperiencë e dhimbshme…”, tregon ajo.

Ndërtuar në vendin ku dikur ndodhej një kapanon skllevërish në Montgomeri, dikur qendra e tregtisë së skllevërve në Shtetet e Bashkuara, Muzeu i Trashëgimisë: nga Skllavërimi tek Burgosjet Masive, është i mbushur me ekspozita që shërbejnë si një katalizator për të kuptuar ato që ka përjetuar historikisht popullsia me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara.

“5,000 zezakë janë vrarë nga vitet 1880 deri në 1940”, thotë udhëheqësi i të drejtave civile, Jesse Jackson.

Udhëheqësi i të drejtave civile, Jesse Jackson, e ka mbështetur që në fillim ngritjen e Muzeut dhe të Memorialit Kombëtar për Paqe dhe Drejtësi, një monument masiv i shtrirë tek një park, që nderon viktimat dhe hedh dritë tek realiteti i trashëgimisë së skllevërve.

“Ne duhet të përballemi me të vërtetën e origjinës sonë. Jemi një shoqëri që kemi kaluar gjenocid, skllavëri, epokën e Jim Crowit”, thotë Jackson.

“…Por jo një shoqëri që ka kaluar ndarjet racore”, thotë Mark Potok, ish punonjës i Qendrës Ligjore të Varfërisë së Jugut. “Janë të bardhët e këtij vendi dhe sidomos në jug, që nuk kanë dëshirë të përballen drejtpërdrejtë me të shkuarën”.

Mark Potok thotë se racizmi dhe fanatizmi, sidomos në shtetin ku sot ndodhet muzeu dhe memoriali, nuk janë pranuar ende në librat e historisë.

Isoke Femi, që sapo ka parë ekspozicionet që zbulojnë të vërteta të fuqishme e të trishtueshme, sheh shpresën tek njerëzit rreth saj.

“Dashuria që është dashur për ta bërë këtë muze, përkushtimi, kuraja dhe fakti që këtu vijnë të gjithë jo vetëm zezakët. Edhe pse nuk mund të gjejnë fjalët e duhura… ata duan shërimin shpirtëror të Amerikës. Duan që zemrat e tyre të jenë të lira”, thotë vizitorja Isoke Femi. /VoA/