Ballina Teknologji Twitter së shpejti me mesazhe të koduara

Twitter së shpejti me mesazhe të koduara

SHPËRNDAJE

Rrjeti social Twitter ka ndërmarë një plan masash për të bërë më efikas mesazhet private ndërmjet përdoruesve të saj.

Sipas Jane Manchun Wong, student i shkencave kompiuterike, kompania është duke testuar kriptimin në mesazhet direkte, përcjell Telegrafi.

Opsioni mund të quhet ‘bashkëbisedim sekret’ dhe eksperimenti po bëhet mbi versionin app të androideve.

Kriptimi ‘end-to-end’ është një mundësi që mesazhet të jenë të lexueshme vetëm nëpërmjet përdorueseve dhe jo nga kompania Twitter, që zotëron plataformën, ose nga persona që mundohen të lexojnë mesazhet. /Telegrafi/