Ballina Sport Juve në bisedime me Bonaventuran

Juve në bisedime me Bonaventuran

SHPËRNDAJE

Juventusi besohet se është në negociata me mesfushorin e Milanit, Giacomo Bonaventura.

Spekulimet janë rritur pasi Allegri dëshiron që Bonaventura të luaj te kampioni i Italisë.

Mbi të gjitha, Rai Sport raporton se palët kanë negociuar tash e sa kohë për një kontratë.

Agjenti Mino Raiola tashmë është takuar me drejtorin e Juventusit për sport, Fabio Paraticin në Monte Carlo gjatë kësaj jave.

Besohet se Bonaventura e ka dhënë dritën e tij të gjelbërt për një kalim te Juventusi dhe Milani dëshiron rreth 30 milionë euro për të.

Roma, Dortmundi dhe Arsenali po ashtu besohet se janë të interesaur për shërbimet e tij, por reprezentuesi i Italisë do të preferonte Juventusin.

Këtë sezon, Bonaventura ka shënuar tetë gola dhe ka tetë asistime në emër të tij në të gjitha garat. /Telegrafi/