Ballina Publicitet Çagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca dënohen me katër vjet burg

Çagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca dënohen me katër vjet burg

SHPËRNDAJE

Gizem Karaca dhe Çagatay Ulusoy mund ta kalojnë një pjesë të jetës prapa grilave.

Gjyqtarët e një gjykate në Stamboll kanë dënuar aktorët turq me katër vjet e dy muaj burg.

E gjithë kjo pasi dyshja ishin kapur me një sasi të drogës, të cilën gjë e kanë pranuar se e kishin për tregti dhe se nuk e konsumojnë.

Nëse vendimi i gjykatës bëhet i formës së prerë, aktorja e famshme do të gjykohet më saktësisht me një vjet e nëntë muaj.

Gjersa aktori i njohur më mirë si “Sarp” në saje të serialit “Içerde” pritet të qëndrojë prapa grilave të burgut përgjatë dy vjet e tre muajve, nëse nuk e rrëzon vendimin Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se ngjarja kishte ndodhur gjatë vitit 2013 ndërsa pas proceseve të stërzgjatura gjyqësore, sot u morr vendimi prej një Gjykatës së Krime të Rënda në Stamboll.

Ndryshe, dyshja është në xhirim e sipër të projekteve të ndryshme serike dhe filmike. /Telegrafi/