Ballina Sport Franca publikon listën e plotë, mbetën jashtë yje si Lacazette, Benzema dhe...

Franca publikon listën e plotë, mbetën jashtë yje si Lacazette, Benzema dhe Martial

SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Francës llogaritet si ndër favoritet për ta fituar Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e plotë të lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Rusisë.

Në këtë listë mungojnë emra të mëdhenj si sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette dhe ai i Manchester United, Anthony Martial.

Por ashtu siç pritej ftesë nuk ka marrë as sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema.

Faza më e rrezikshme e francezëve mbetet ajo e sulmit me lojtar të rrezikshëm si Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Kylian Mbappe e Thomas Lemar. /Telegrafi/

Më poshtë keni listën e plotë të ekipit francez:

Portierët: Alphonse Areola, Hugo Lloris, Steve Mandanda

Mbrojtësit: Lucas Hernandez, Presnel Kimpembe, Benjamin Mendy, Benjamin Pavard, Adil Rami, Djibril Sidibe, Samuel Umtiti, Raphael Varane

Mesfushorët: N’Golo Kante, Blaise Matuidi, Steven N’Zonzi, Paul Pogba, Corentin Tolisso

Sulmuesit: Ousmane Dembele, Nabil Fekir, Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Thomas Lemar, Kylian Mbappe, Florian Thauvin