Ballina Aktuale BIPBM: VAZHDOJNË NDIHMAT NË KUADËR TË PROJEKTIT “RAMAZANI 2018”

BIPBM: VAZHDOJNË NDIHMAT NË KUADËR TË PROJEKTIT “RAMAZANI 2018”

SHPËRNDAJE

Muaji i bekuar i Agjërimit, ka nxitur veprimtarinë e bamirësisë dhe solidaritetit, në kuadër të Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, me projektin “Ramazani 2018”.

Duke falënderuar njerëzit e vullnetit të mirë për të ofruar ndihma për ata që kanë nevojë gjatë këtij muaji të madhërishëm, BIPBM, falënderon posaçërisht Bekim Sulejmani nga Tërnoci, me punë në Zvicër, i cili i financoi këto dy aktivitete me një vlerë të konsiderueshme prej 1 mijë frangave zvicerane.

“E lusim Allahun e Lart madhërishëm me emrat e Tij të bukur, që vendasit Bekim Sulejmani t’ia shtoj bereqetet për këtë vepër kaq humane, që ka bërë në përgjithësi dhe që i gëzoj nxënësit tonë jetimë në veçanti. Një falënderim i dedikohet edhe stafit profesionist të Restaurantin A-Z Center nga Bujanoci, për korrektësinë dhe shërbimin me kohë të 118 pjesëmarrësve në iftar. Po ashtu edhe një falënderim i posaçëm shkon enkas për mediumin lokal të RTV “Bujanoci”, i cili pa asnjë hezitim përcjell aktivitetet tona”, keshtu shprehet prof. Refik Memeti , sekretari i BIPBM-së, me rastin e shpërndarjeve të ndihmave solidare për muajin e shenjtë të Ramazanit./jetapress/