Ballina Sport Spalletti: Interi e meriton Ligën e Kampionëve

Spalletti: Interi e meriton Ligën e Kampionëve

SHPËRNDAJE

Luciano Spalletti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ‘finale’ ndaj Lazios, ku ka thënë se Interi e meriton Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e madhe mes Interit dhe Lazios do të zhvillohet të dielën mbrëma nga ora 20:45 në Olimpico të Romës.

Klubi Biancocelesti mund të fitojë ose të barazojë dhe të hyjë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Nerazzurrëve i duhet të fitojnë patjetër për të arritur objektivin.

 “Gjithmonë kam besuar në Ligën e Kampionëve sepse ne e kemi shënjestruar që nga fillimi i sezonit”, ka thënë fillimisht Spalletti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Lazio ka avantazhin e të qenit në gjendje të marrë dy nga tre rezultatet, por ne mund ta shohim objektivin dhe është brenda mundësive”.

Lazio ka zhvilluar një sezon të madh (Getty Images)

“Kushdo që thotë se Lazio e meriton më shumë Ligën e Kampionëve ose nuk i ka parë ndeshjet tona ose nuk e di se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, pasi ka pasur kaq shumë ndeshje ku kemi merituar më shumë pikë”.

Interi ka shtatë sezone që nuk luan në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

“Këta djem reaguan në kohë të vështira, përdornin vullnetin e tyre për të përkulur rrethanat në favor të tyre dhe u kthyen në rrugën e duhur”.

“Unë them se lojtarët meritojnë të jenë aty, sepse pashë se si ata punojnë dhe sa duan atë”.

Zanetti: Interi i takon Ligës së KampionëveZanetti: Interi i takon Ligës së Kampionëve

“Është e qartë, ka një dallim të madh në mes të garës më emocionuese të klubeve në botë dhe Ligës së Evropës, por është ende një trofe i rëndësishëm”.

“Nesër mbrëma do të ketë ose kënaqësi të madhe ose zhgënjim të madh, por puna është bërë për të hedhur themelet”.

“Në fund të ditës, Lazio dhe Inter fituan të drejtën e tyre për të sfiduar vendin e Ligës së Kampionëve”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/