![1-251-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2018/05/1-251-780x439.jpg)
Është bërë trend që fëmijët e pasanikëve nga e mbarë bota të publikojnë imazhe nga jeta e tyre luksoze, dhe kështu së fundmi kanë vepruar edhe fëmijët e pasanikëve të Afrikës.
Në llogarinë e tyre në Instagram, ata nuk hezitojnë t’i publikojnë imazhet nga pushimet luksoze me vetura të shtrenjta, aeroplanë privatë e shampanja në plazhe e pishina, transmeton Telegrafi.
VEN’ I NJERËZVE T’KALLT – LISI M, gjithçka për ta kompletuar veturën tuaj
E SPONSORUAR
Kur flasim për pasanikët nuk ka sesi të mos shohim të rinjtë duke reklamuar aksesorët, rrobat e markave dhe njohura si dhe grumbujt me para.
Dhe derisa për shumicën e rinisë nëpër botë pushimet në një vend tropikal mbeten ëndërr, për këta të rinj nga Afrika shëtitja me jaht privat apo aeroplanë është diçka e zakonshme.
Llogaria ku ata postojnë fotografi në Instagram numëron 100 mijë ndjekës, dhe çdo ditë i përcjellin me vëmendje publikimet e tyre. /Telegrafi/