Ballina Aktuale Shqipëria shumë më përpara se disa shtete europiane për bashkëjetesën dhe diversitetin

Shqipëria shumë më përpara se disa shtete europiane për bashkëjetesën dhe diversitetin

SHPËRNDAJE

TIRANË, 23 Maj/ATSH/ -Shqipëria është shumë më përpara se disa shtete europiane, sa i përket bashkëjetesës dhe diversitetit

Zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, i pranishëm në panairin “Harmonia e Kulturave” në Tiranë, u shpreh se, “është një pamje e mrekullueshme kjo që po shikojmë sot këtu, ku ka studentë nga vende të ndryshme të botës. Nga pikëpamja gjeografike Shqipëria është një vend i vogël, por duke parë diversitetin e bashkëjetesës e shumë elementëve të ndryshëm në këtë vend, nuk është në dorën tonë që të mos mrekullohemi nga kjo pamje. Cilësia më e mirë që i simbolizon shqiptarët është tolerance dhe bashkëjetesa që kanë midis tyre. Në Shqipëri disa terma si racizmi apo terma të tjerë negativë nuk ekzistojnë. Në këtë pikëpamje, dua të theksoj se Shqipëria është shumë më përpara se disa shtete evropiane”,

Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra, tha se fondacioni që ai drejton, e ka kthyer në traditë organizimin e panairit të kulturave me rastin e ditës së diversitetit.

“Është viti i tretë që organizojmë këtë aktivitet. Në Shqipëri ka shumë studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët me kontaktet që kanë vendosur me bashkëmoshatarët e tyre nëpër universitete nuk ndihen të huaj. Ato janë integruar në shoqërinë shqiptare dhe si të gjithë studentët vendas edhe ata po vazhdojnë kryerjen e studimeve”, tha Gurra.