Ballina Lajme Nga Vendi Në iftarin e Ambasadës turke në Beograd, bashkë me krerët institucionalë edhe...

Në iftarin e Ambasadës turke në Beograd, bashkë me krerët institucionalë edhe ata fetarë e shoqëria civile

SHPËRNDAJE

Ambasada e shtetit të Turqisë e akredituar në Beograd e ka kthyer në traditë shtrimin e iftareve, në të cilat marrin pjesë edhe përfaqësuesit e jetës institucionale nga Lugina e Preshevës.

Me ftesë të Ambasadorit Bilgiç, kësaj radhe në iftarin e organizuar nga Ambasada turke në Beograd, morën pjesë: Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, deputeti popullor Fatmir Hasani, kreu i BIPBM, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Nexhmedin ef. Ademi, përfaqësues i shoqërisë civile nga Presheva.

Jetapress, mëson se në organizimin e iftareve për muajin e shenjtë të Ramazanit, janë të përfshira edhe ambasadat e tjera të akredituara në Beograd, krahas Ambasadës së Turqisë dhe Amerikës, nëpër të cilat iftare marrin pjesë edhe përfaqësuesit insitucionalë e fetarë nga Lugina e Preshevës./jetapress/