Ballina Aktuale Manifestimi tradicional: “Ditët e Komandant Lleshit”

Manifestimi tradicional: “Ditët e Komandant Lleshit”

SHPËRNDAJE

Me një varg aktivitetesh të shumta, u shënua Manifestimi tradicional – “Ditët e Komandant Lleshit”, me rastin e 17-vjetorit të rënies heroike të Ridvan Qazimit, njërit nga Komandantët e UÇPMB-së, ish negociator, midis palës shqiptare dhe asaj serbe.

Dita e parë e manifestimit, filloi më 23 maj, me një orë letrare, të organizuar në Pallatin e Kulturës në Bujanoc.

Në këtë orën të madhe letrare ishin të pranishëm përfaqësuesit e OVL-së të UÇPMB-së,  drejtuesit e pushtetit lokal të  Bujanocit, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Yemeri me bashkëpunëtorë, qytetarë dhe familjarët   e  dëshmorit Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi.

Dita e dytë e manifestimit filloi, më 24 maj me një marsh nga Stadiumi i Tërnocit, për te vendi i rënies së Komandant Lleshit “Gurtë e Buajve”, që përfundoi me një vizitë familjare në shtëpinë e dëshmorit të kombit.

Dita e katërt e manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, u përmbyll, më 25 maj, me një Akademi përkujtimore, të organizuar në Pallatin e  Kulturës në Bujanoc, në të cilën foli kryetari i OVL-së, Bejtulla Bejtullahu dhe në emër të familjes Qazimi, e bija e Komandant Lleshit, Albulena Qazimi – Hasani, e cila shprehi mirënjohje dhe falënderim për të pranishmit në këtë përvjetor të lavdisë kombëtare.

Akademia përkujtimore u përcoll me një program të pasur kulturor-artistik, i cili u përcoll nga përfaqësues të jetës institucionale, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, ish ushtarë e ushtarakë të UÇPMB-së, familjarë të Komandant Lleshit dhe qytetarë të shumtë./jetapress/