Ballina Sport Tri formacionet e mundshme të Liverpoolit për sezonin e 2017/18, përfshihen transferimet...

Tri formacionet e mundshme të Liverpoolit për sezonin e 2017/18, përfshihen transferimet e reja dhe ato që pritet të vijnë

SHPËRNDAJE

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar tri formacione të mundshme të Liverpoolin për sezonin e ardhshëm 2017/18.

Skuadra e madhe angleze ka treguar formë të lartë këtë sezon duke arritur finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht 3-1 nga Real Madridi.

Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit janë të interesuar ta fitojnë gjithë trofeun dhe ta kthejnë gjithashtu titullin e Ligës Premier pas më shumë së 20 viteve.

Kështu, Reds kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ku tashmë kanë kryer edhe dy transferime të mëdha për mesfushë.

Fabinho, transferimi i fundit i Liverpoolit (Foto: Liverpool.fc)

I pari është Naby Keita, i cili vjen nga Red Bull Leipzig, ndërsa i dyti mesfushori i Monacos, Fabinho që u zyrtarizua si lojtari më i ri gjatë të hënës.

Por, këta dy nuk pritet të jenë të vetmet afrime nga skuadra nga Anfield, pasi synohet edhe Nabil Fekir i Lyonit dhe një portier i ri.

Nabil Fekir, synimi kryesor i Liverpoolit (Getty Images)

Goal.com ka përpiluar tri formacione të mundshmë të Liverpoolit për sezonin e ri, ku përfshihen dy futbollistët e transferuar tashmë dhe disa që mund të vijnë.

Më poshtë Telegrafi ua sjell tri formacionet e mundshme të Liverpoolit për sezonin 2017/18:

Formacioni 4-3-3

Formacioni 4-2-3-1

Formacioni 3-4-3

/Telegrafi/