Ballina Lajme Nga Rajoni Incident i rëndë në Beograd: Sulmohet dhe goditet keq filozofi francezo-izraelit, shkas...

Incident i rëndë në Beograd: Sulmohet dhe goditet keq filozofi francezo-izraelit, shkas Kosova!

SHPËRNDAJE

Me rastin e shfaqjes së filmit të Levit në Qendrën Kulturore të Beogradit, pas projeksionit të tij, ka qenë Lëvizja “Ubico napusti Beograd”, e cila shkruajnë mediat sociale ka prishur takimin duke akuzuar Naton dhe SHBA, që 18 vjet më parë bombardoi Beogradin në sulmet ajrore 78 ditore, të cilat sollën përfundimin duke çliruar Kosovën dhe larguar Serbinë nga Kosova, një herë e përgjithmonë.

Incidenti ndodhi, mbasi ai sulmua verbalisht dhe e pa të pamundur të vazhdojë bisedën me shikuesit, duke kërkuar ndihmë nga rojet e sigurisë, dhe ndërprerë kështu komunikimin me auditorin mbasi disa të rinjë e tensionuan situatën në sallëne kinemas në Qendrën Kulturore të Beogradit, e cila është me prestigjozja në vend.

Filozofi kontroverz izraelit me pashaport franceze, sipas rrjeteve sociale është goditur fillimisht nga një vajzë me tortë në fytyrë, ndërsa, pasi ai ka filluar të flasë për publikun përsëri është parë një i ri u ngjitë në skenë i cili mbante një transparente, ku ishte shkruar me të kuqe( bojë si gjaku), në të cilën në anglisht thuhej; “Bernar Levi ,mbështeti vrasjet imperialiste”.

Trasparenti i bardhë sa një çarçaf ishte shkruar nën firmën e grupi SKOJ dhe kishte të vizatuar simbolin komunist Drapër dhe Çekiç.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Beogradit, Goran Markoviç, citohet të ketë thënë se takimi në këtë qender në Beograd, kishte për qëllim të bisedonte me Levin për filmin e tij, dhe se incidenti ishte shumë i rëndë, si kurrë më parë, tha ai.

Levi sipas kamerave u ankua para medias dhe tha se incidenti ndodhi se këta të rinjë që janë akoma me ide fashiste.

Pas incidentit, Levi, u kthye në sallë, dhe falenderoi publikun, që e shikojë filmin e tij. “Serbia, nuk ka ndryshuar shumë”, tha ai , duke shtuar se megjithëse kjo nuk mund t’i pëlqente disa miqëve të tij në Beograd.

Ai ju drejtua përsëri auditorit duke thënë se: “Demokracia, ende nuk ka ardhur në Beograd, por disa që nuk dëshirojnë ta besojnë në këtë qytet, duhet ta dinë këtë”, tha Levi, duke thënë se ai është gjallë që sot të mbrohet me antifashizëm të mirëfilltë në Evropë”.