Ballina Publicitet Në moshë 88-vjeçare, Clint Eastwood i kthehet aktrimit

Në moshë 88-vjeçare, Clint Eastwood i kthehet aktrimit

SHPËRNDAJE

Clint Eastwood i është kthyer aktrimit pas një pauze gjashtëvjeçare nga shfaqja para kamerës.

Filmbërësi legjendar është duke xhiruar projektin e ri, “The Mule”, ndërsa këto ditë është fotografuar gjatë xhirimeve në Augusta të Georgias.

(Foto: MGJR/Backgrid)

88-vjeçari, i cili është njëherësh edhe regjisori i filmit, luan rolin e Earl Stone, i cili në moshë të shtyrë pa e ditur përfshihet në botën e trafikimit të drogës.

Nga ai kërkohet që vetëm ta vozisë dikë me automjet, ndërsa në realitet protagonisti përfshihet në transportimin e drogës për një kartel meksikan.

Eastwood është fotografuar duke mbajtur një lule, duke qëndruar ulur dhe duke vozitur një automjet. Të gjitha këto pjesë e skenave filmike të filmit të ri.

(Foto: MGJR/Backgrid)

Për shkak të moshës së tij, i gjithë ekipi ka punuar më shkurt duke bërë xhirime vetëm gjashtë orë në ditë (teksa normalisht xhirimet bëhen për 12 orë).

Bradley Cooper, Laurence Fishburne e Dianne Wiest, janë disa prej aktorëve të tjerë që luajnë në filmin “The Mule”.

Ky është roli i parë filmik i Clintit që nga filmi “Trouble With The Curve” (2012), megjithëse ai ka bërë një paraqitje të shkurtër në projektin e vitit “American Sniper” (2014), të cilit ia ka bërë regjinë. /Telegrafi/

(Foto: MGJR/Backgrid)