Ballina Publicitet Ronaldo i përkushtohet familjes para fillimit të stërvitjeve për Botëror

Ronaldo i përkushtohet familjes para fillimit të stërvitjeve për Botëror

SHPËRNDAJE

Para se të fillojnë stërvitjet intensive, Cristiano Ronaldo ka vendosur që t’i kalojë disa ditë pranë familjes së tij.

Futbollisti 33-vjeçar do të luajë me Portugalinë në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi, ndërsa këto ditë po relaksohet në shoqërinë e fëmijëve dhe të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.

Fëmijët e tij binjakë, Eva dhe Mateo, festojnë ditëlindjen e parë (më 8 qershor), prandaj ai po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me ta.

Po ashtu, në shoqërinë e tij është edhe djali i madh, Cristiano Jr. dhe vajza e përbashkët me Georginan, e lindur në muajin nëntor 2017, Alana Martina.

Fotografitë me fëmijët dhe të dashurën, Ronaldo i ka publikuar në rrjetet sociale.

“Foshnjat e mia, Eva dhe Mateo, festojnë ditëlindjen e parë! Urime fëmijët e mi të dashur’, ka shkruar CR7 në përshkrim.

Fëmijët binjakë të futbollistit kanë lindur përmes një nëne surrogate në qytetin kalifornian, La Mesa, që ndodhet 20 kilometra larg kufirit me Meksikën. /Telegrafi/