Ballina Sport Vokrri dikur i kërkuar nga Juventusi, më i miri në ish-Jugosllavi me...

Vokrri dikur i kërkuar nga Juventusi, më i miri në ish-Jugosllavi me shkathtësi të jashtëzakonshme

SHPËRNDAJE

Fadil Vokrri është legjendë e futbollist kosovar, edhe për kontributin e tij pas karrierës prej futbollisti, por edhe për atë që ka bërë si futbollist.

Me një set fantastik të shkathtësive, Vokrri ishte dikur prej lojtarëve më të mirë në Ish-Jugosllavi në vitet e 80-ta.

Në vitin 1986 u shpall futbollisti i vitit në ish-Jugosllavi dhe ishte kërkuar edhe nga gjiganti italian Juventusi. Interesimi i Juventusit ishte shumë serioz.

Gjiganti italian i propozoi nënshkrimin e një kontrate afatgjate, për atë që atë kohë konsiderohej futbollisti më i mirë në Jugosllavi.

Analistët dhe njohësit e sportit gjithnjë e vlerësonin lart për shkathtësitë. Ish-traneri i Prishtinës, Mirosllav Bllazheviç e vlerësonte lart Fadil Vokrin si sulmuesin më të mirë në Jugosllavi.

Fadil Vokrri për të arritur majen e karrierës “mbeti peng” i kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak.

Ligji i atëhershëm ua ndalonte sportistëve nga Jugosllavia që të luanin jashtë Jugosllavisë nëse nuk e kishin përfunduar shërbimin ushtarak para moshës 27 vjeçare.

Një karrierë prej kolosi, e Fadil Vokrrit, që vjen më poshtë në disa video që edhe sot shikohen me dashuri nga adhuruesit e futbollit të ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/