Ballina Lajme Nga Vendi URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT

URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT

SHPËRNDAJE

Në emër të Këshilli Kombëtar Shqiptar, kryetari Shukri Ymeri, uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit, përfundimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mbështetje të traditës sonë të mirë urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Për ne kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.

Urime festën e Fitër Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane e në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frymëzim për bashkim e bashkëpunim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.

 

Bujanoc, 14.06.2017                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së