Ballina Aktuale Urimet e kryetarit Kamberi për festën e Fitër Bajramin

Urimet e kryetarit Kamberi për festën e Fitër Bajramin

SHPËRNDAJE

Të nderuar besimtarë,

Iftari i sotëm, simbolizon fundin e një sakrifice të besimtarëve për Zotin e tyre. Agjërimi i për plot 30 ditëve në këto temperatura të larta, pa dyshim që ngjallë emocionin për shpirtëroren dhe shuan atë të materiales.

Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe në mes njerëzve, shtonë dashurinë dhe solidariteti ndaj njëri-tjetrin dhe krijon afërsinë me Krijuesin.

Ramazani në fakt, është muaji në të cilin, Muhamedit a.s. i filloi zbritja e Kuranit Famë-lartë, libër ky i Zotit Fuqiplotë drejtuar si udhë – rrëfim mbarë njerëzimit.

Nga ky prizëm, nuk ka si mos t’a përmendin porosinë e Mëshirbërësit, drejtuar të dërguarit të tij: “O Muhamed tregoju besimtarëve, që pas çdo vështirësie, ju vjen lehtësimi. Zoti është me durimtarët”

Vërtetë Zoti është me durimtarët, me që vetëm ai forcon bindjet e njerëzve, që kjo sakrificë hyjnore të bëhet nën mëshirën e tij.

Të nderuara motra dhe vëllezër,

Urime dhe me fat Fitër Bajramin. Le të jetë kjo ditë e mirësisë, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Bekimet e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet Tuaja.

Me shumë respekt.