Ballina Sport ZVICRA E SHQIPTARËVE NDAL BRAZILIN

ZVICRA E SHQIPTARËVE NDAL BRAZILIN

SHPËRNDAJE

Zvicra është befasia e dytë e ditës së katërt të Kupës së Botës “Rusia 2018”, duke luajtur baras me Brazilin 1-1, në kuadër të Grupit F.

Zviceranët skuadër në të cilën ishin titullar katërshja shqiptare, kanë marrë një pikë të artë kundër brazilianëve në garën për të kaluar në fazën tjetër të garave, raporton RTKLive.

Philippe Coutinho ka shënuar një super-gol në minutën e 20-të për ta kaluar Brazilin në avantazh, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.

Ndërkaq, skuadra zvicerane mjaft mirë e nisi pjesën e dytë të lojës dhe përmes Zuber (50’) barazoi shifrat në 1-1.

Në finish të ndeshjes, brazilianët më gjithë arsenalin e tyre bëri presion drejt portës zvicerane, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por në asnjë mënyrë zviceranët nuk u dorëzuan, dhe ia dolën që ta sigurojnë një pikë të madhe në duel me Brazilin, skuadër kjo që llogaritët një nga kombëtaret favorite për ta fituar këtë Botëror.