![35728698_2074806462732636_8494625659929231360_n](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2018/06/35728698_2074806462732636_8494625659929231360_n.jpg)
Nuk kam ndërmen të ndalem.
Boksi njihet tashmë si sporti ku shqiptarët e gjejnë veten më së miri, kampionë të shumtë të këtij sporti luftarak kanë dalë në të kaluarën, e të tjerët vazhdojnë të korrin suksese edhe sot. Njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tërnoci i Luginës, Shefat Isufi, i cili po bën karrierë në Gjermani. Ai është kampion Europe në versionet IBF dhe WBA, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. E ka nisur karrierën në moshën të re në Tërnoc, vendin ku u lind. Në boksin amator zhvilloi shumë meçe, duke dominuar absolutisht në trojet shqiptare në kategorinë gjysmë të rëndë, deri 79 kilogramë. Më pas, karrierën vendosi ta vazhdojë në Gjermani, ku tash e disa vite po rradhit sukseset e shumta.
Sa kohë ka që meresh me këtë sport dhe sa i kënaqur je me veten?
Me këtë sport merrem qe 19 vite dhe jam i kënaqur shumë por do të vazhdojë edhe më tutje që të jem edhe më i kënaqur.
Kë ke pasur inspirim para se të niesh të meresh me këtë sport?
Inspirimi im ishte vet prindi im por gjithashtu ishte edhe dëshira ime e madhe të merrem me këtë sport.
A ka pasur momente kur i ke thënë vetes ‘stop’ nuk do të vazhdoj më tej?
Kam pasur momente të vështira gjatë karrierës por asnjëherë ‘STOP’ nuk i kam thënë vetës.
Cilat janë sfidat me të cilat je përballur gjatë gjithë kësaj kohe?
Sfida kam pasur shumë por vlenë të përmenden sukseset e mia si WBA dhe IBF kampion i Europës si dhe ëBO interkontinental në kategorinë e mesme ku dhe jam numër 5 i renditur në ranglistën botërore./jetapress/