Ballina Lajme Nga Bota Izraeli e nderon me mirënjohje familjen Sharri të Kosovës

Izraeli e nderon me mirënjohje familjen Sharri të Kosovës

SHPËRNDAJE

Dje, më 18 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt ceremonia e ndarjes së dekoratës “Fisnik ndër Kombe” (Righteous Among the Nations) për Faik dhe Sabrije Sharrin.

Me këtë ras Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, dekoratën ia dorëzoi Bedia Sharri Mustafa e cila e pranoi medaljen dhe certifikaten me të cilin shteti i Izraelit vlerësoi veprën fisnike të strehimit dhe shpëtimit të një familje hebreje nga prindërit e saj Faik dhe Sabrije Sharri, në Prizren, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ambasadorja Fischer, pasi përshëndeti të pranishmit, tha disa fjalë për familjen hebreje Hara e cila gjatë periudhës së Holokaustit, në një natë të ftohtë dimri, të ngrirë nga të ftohtit, në gjendje të mjerueshme, të urritur dhe të pa shpresë, u strehuan nga familja bujare e Prizrenit.

Ajo theksoi se gjithë familja Hara shpëtoi në sajë të kurajos së jashtëzakonshme të Faik Sharrit dhe gruas së tij Sabrijes.

Bija e familjes, Bedia Sharri Mustafa theksoi që ndihej e nderuar që sot pranon dekoratën dhe çertifikatën në emër të prindërve të saj. Ajo shtoi se shumë familje shqiptare gjatë asaj periudhe kanë strehuar dhe shpëtuar familje hebreje, por që familja e saj është nga të paktët që patën fatin të kenë në posedim dokumentin original si dëshmi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës , Enver Hoxhaj theksoi se është shumë i kënaqur të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të Faik dhe Sabrije Sharrit, shpëtimtarë të një familje hebreje në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore duke besuar se raste te tilla do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, Izraelit dhe Kosovës.