Ballina Lajme Nga Vendi KA FILLUAR ASFALTIMI I RRUGËS BREZNICË-MUHOC

KA FILLUAR ASFALTIMI I RRUGËS BREZNICË-MUHOC

SHPËRNDAJE

Në prag të fillimit kalendarik të stinës së verës, përfundoi stadi i parë i asfaltimit të aksit rrugor Breznicë-Muhoc, në arterie shumë e rëndësishme për lidhjen e dy vendbanimeve nga Malësia e Bujanocit.

Banorët e Breznicës me rrethinë, falënderojnë autoritetet e Komunës së Bujanocit, të cilët po japin kontribut të jashtëzakonshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që lidh shumë vendbanime, duke iu shmangur kalimit të shumë kufijve për të arritur në zonat e thella të Malësisë.

Jetapress mëson se ky projekt vital për banorët e Malësisë, do të kryhen nëpër disa faza të parapara nga investimet e Komunës së Bujanocit / jetapress/