Ballina Lajme Nga Vendi KËSHILLI KOMBËTAR I HUNGAREZËVE NË BUJANOC

KËSHILLI KOMBËTAR I HUNGAREZËVE NË BUJANOC

SHPËRNDAJE

Të enjten e 21 qershorit, në Bujanoc, ka qëndruar për një vizitë pune kreu i lartë i Këshillit Kombëtar Hungarez nga Vojvodina.

Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit në mes Këshillit Kombëtar Hungarez dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina e Preshevës, me seli në Bujanoc.

Delegacionin nga Këshilli Kombëtar Hungarez të Vojvodinës, në krye me Jene Hajnel e priti miqësisht kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një konferencë të përbashkët për media, i pari i KKSH, Shukri Ymeri, u shpreh se ky takim vjen si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë me këshillave kombëtare në Serbi e posaçërisht me atë hungarez, me të cilin ka shkëmbyer përvoja të ndërsjella.

“Me Këshillin Kombëtar Hungarez kemi një bashkëpunim të veçantë, është një këshill nacional  shumë i organizuar. Ne kemi patur një takim pune në Suboticë më herët dhe atje kemi marrë shumë  përvoja dhe kemi shkëmbyer  përvojat tona”, u shpreh kryetari Ymeri, duke shtuar se “Ky takim bashkëpunues bazohet në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit të gjuhës, por sot kemi të bëjmë me ndryshimet  e ligjeve në fushën e arsimit dhe kulturës për pakicat nacionale”.

Ndërkaq, kryetari  Këshillit Kombëtar Hungarez, Jene Hajnel e vlerësoi lartë rëndësinë e këtij takimi duke shtuar se “Takimi i sotëm për mua ishte një takim shumë i rëndësishëm dhe domethënës, në anën tjetër ishte takim mes miqve, gjithashtu do të ndajmë përvojat tona dhe kam shumë gjëra për të mësuar nga Këshillit Kombëtar Shqiptar. Po ashtu edhe përvojat tona që i kemi në Vojvodinë si hungarez të i ndajmë këtu. Ky edhe është qëllimi ynë pse jemi këtu“

Jetapress, mëson se takimi mes këshillave kombëtare shqiptaro-hungareze u organizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian OSBE, në Bujanoc./jetapress/