Ballina Sport Lovren: Sikur Modric të ishte gjerman apo spanjoll do të fitonte Topin...

Lovren: Sikur Modric të ishte gjerman apo spanjoll do të fitonte Topin e Artë

SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kroacisë, Dejan Lovren, beson se Luka Modric po të ishte gjerman apo spanjoll dot ë fitonte Topin e Artë.

Sipas yllit të Liverpoolit, Modric është mesfushori më i mirë aktualisht në botë.

“Ai ndoshta është mesfushori më i mirë në botë”, ka thënë Lovren.

Stipe Pletikosa, Luka Modric dhe Dejan Lovren pas ndeshjes ndaj Islandës (Foto: Getty Images)

“Nëse ai do luante për Gjermaninë apo Spanjën, ai do kishte më shumë vëmendje dhe ndoshta do emërohej lojtari më i mirë në botë”.

“Sidoqoftë, pasi jemi vend i vogël, ai merr vëmendje më të vogël nga ajo që meriton”.

“Është një atmosferë më ndryshe nga ajo katër vite më parë në Brazil. Tani ndihemi që mund të shkojmë më lart. Të gjithë jemi më të matur dhe kemi vetëbesim”, ka shtuar Lovren.

Në fitoren e fundit të Kroacisë ndaj Argjentinës me rezultat 3-0, ishte Modric ai që shënoi golin e dytë në takim. /Telegrafi/