Ballina Aktuale MYFTIU SAQIPI URON FITOREN E ERDOGANIT NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

MYFTIU SAQIPI URON FITOREN E ERDOGANIT NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

SHPËRNDAJE

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, pas lajmit të konfirmuar për rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Turqisë në favor të Aleancës Popullore dhe AK Partisë, ka përgëzuar fitoren e Rexhep Taip Erdoganit, për sigurimin e shumicës në Kuvendin Popullor turk.

“Fitorja e të madhit Erdogan, është një fitore e demokracisë në vend dhe një inkurajim edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për vazhdimin e bashkëpunimit me vëllezërit turq, të cilët së bashku me dhjetëra milion shqiptarë nëpër botë e kanë ndihmuar Islamin nën Flamurin e Osmanlinjve, ndaj presidenti i madhërishëm turk e ka “amanet”, avancimin e shqiptarëve në proceset euro-atlantike”, u shpreh me plot kënaqësi e krenari Myftiu Saqipi.

Myftiu Saqipi, gjithashtu, ka përshëndetur fjalimin e presidentit Erdogan, pas përmbylljes së procesit zgjedhor, i cili tha se: “Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind”. Ai, gjithashtu, shtoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

Presidenti turk tha se do të vazhdojnë me përpjekjet që Turqia të ecë para në çdo fushë, duke shtuar se, “Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023”.

Vlen të ceket se të dielën e 24 qershorit,  në Turqi janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues, të cilët zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, njofton Jetapress, duke iu referuar lajmeve botërore./jetapress/