Ballina Lajme FESTIVALI NACIONAL I TIRANËS ME DY FITUES NGA LUGINA

FESTIVALI NACIONAL I TIRANËS ME DY FITUES NGA LUGINA

SHPËRNDAJE

 

 

U finalizua me shumë sukses Festivali Edicioni i 4-tër “Nacional Shqiptar”i titulluar “Urime talent të rinj bijtë e bija yjet e Nënës Shqipëri”, të organizuar në Tiranë, në të cilën morën pjesë 14 shtete, në mesin e tyre edhe nga Lugina e Preshevës.

Në folklorin e larmishëm tradicional të Kombit Shqiptar, në këtë festival, nga Lugina e Preshevës, mori pjesë profesoresha Esra Aqifi nga Tërnocie cila u paraqit  me një monolog të përgatitur nga dy nxënës Blinera Fetahu dhe Memet Neziri.

Juria profesionale vlerësoi përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës me çmimin Interpretuesit më të mirë të Festivalit.

Vlen të ceket se sponsor i pjesëmarrjes së Luginës në këtë Festival kombëtar ishte Regjisori Europian Valton Jakupin, nga Tërnoci, i cili me mbështetjen financiare ia mundësoi talenteve të rinj nga ky rajon të jenë pjesëmarrës në Festivalin nacional në Tiranë/ njofton jetapress/