Ballina Lajme Nga Vendi DEPUTETI HASANI KUNDËRSHTON PROJEKTLIGJIN MBI PAKICAT NACIONALE

DEPUTETI HASANI KUNDËRSHTON PROJEKTLIGJIN MBI PAKICAT NACIONALE

SHPËRNDAJE

Deputeti popullor nga Lugina e Preshevës, Fatmir Hasani, në Kuvendin republikan të Serbisë, në seancën e fundit ka ngritur zërin kundër projektligjit mbi Këshillat Nacionale të Pakicave, i cili bart në vete shumë mangësi e parregullsi.

Gjatë fjalimit të tij, deputeti Hasani, potencoi “gjendjen e rëndë të pakicës shqiptare në Serbi, dhe mungesën e bashkëpunimit zyrtar të Qeverisë së Serbisë, me përfaqësuesit legjitim shqiptarë”.

“Përkundër që orientim  im i deritanishëm, ka qenë përkrahja e ligjeve të Europës, njëkohësisht punës së Qeverisë, me qëllim që të tregoj orientimin e partisë të cilën edhe e përfaqësoj, kjo Qeveri në përgjithësi, nuk dëshiron bashkëpunim institucional me shqiptarët, që deri tani, ka qenë një opsioni për të cilin kemi insistuar, ndërsa më shumë po i jepet rëndësi disa kanaleve private, që për qëllim kanë bashkëpunimin me disa grupe, dhe jo afirmimin e të drejtave të shqiptarëve” –  deklaroi deputeti Hasani për mediat lokale.

Në vazhdim deputeti Hasani, nuk la pa kundërshtuar ligjin mbi Këshillat Nacionale të Pakicave, ku përmendi “shumë mangësi në përdorimin e gjuhës shqipe, në dokumentet zyrtare të pakicës shqiptare, mospërfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, si policia, gjyqësia dhe tatimet etj./jetapress/